Raportuesi Fleckenstein të hënën nis vizitë treditore në Tiranë

19 Shkurt 2017, 12:18Politika TEMA

Raportuesi Knut Fleckenstein vjen të hënën në mbrëmje në Shqipëri për një vizitë treditore.

Pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë, ai do ketë takime me politikanët shqiptarë përkojnë me fillimin e grevës së PD-së në sheshin para Kryeministrisë, nisjen e Reformës në Drejtësi, si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Fleckenstein ka theksuar se, nëse ka një zbatim të mirë fillestar të Reformës në Drejtësi, Brukseli do të procedojë me nisjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë.

Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje