“Nga 140 deputetë, 121 nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar apo vërtetimet e gjendjes gjyqësore, 19 prej tyre kanë të dhëna dhe shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
Nga ministrat asnjë, nga kryebashkiakët 50 asnjë të dhënë në vërtetimet gjyqësore, 11 prej tyre kanë të dhëna në vërtetimet e gjendjes gjyqësore” u shpreh zëdhënësja e KQZ ndër të tjera.
KQZ i ktheu një përgjigje edhe prokurorisë për procedimin. “E gjitha veprimtaria e prokurorisë është kryer me përgjegjshmëri të lartë”.
Deklarata e plotë e KQZ:
Nga 140 deputetë, vetëm 19 prej tyre kanë të dhëna në një ose më shumë rubrika të formularit të vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore. Nga 19 anëtarë të Këshillit të Ministrave që nuk janë deputetë, nuk ka asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore. Sa u përket kryebashkiakëve, nga 61 kryetarë bashkie, 11 prej tyre kanë plotësuar të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
KQZ ka verifikuar edhe 1.595 anëtarë të Këshillave Bashkiakë, që kanë dorëzuar formularët, të cilat janë bërë publike në mbledhjet e KQZsë. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim; me vendim të formës së prerë; për një krim; kur janë vërtetuar të 3 këto elemente në mënyrë kumulative.
Mbështetur mbi bazat kushtetuese e ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se, funksionarët publikë kanë detyrimin të deklarojnë të dhëna për dënime me burgim me vendim të formës së prerë për veprime apo mosveprime brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë, të cilat konsiderohen “krime” dhe jo dënimet me gjobë, në kuptim të Kodit Penal. Bazuar në nenin 11 të ligjit të “dekriminalizimit”, KQZ duhet të bëjë kallëzim penal për ata funksionarë që nuk kanë deklaruar dënime, vetëm për ato krime të cilat përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të funksionit.
Bravo ,Llalla!Shuplakë pë Berishën!
Qënkan pprishur??
hjat drrrrrrruuuuuuuu me prreeeeehhhhh hajt me tmejra
S’eshte Llalla por Biba, cfare mund te presesh nga nje Bibe?