Ilir Meta lë me “gisht në gojë” PD-në

20 Shkurt 2017, 17:45Politika TEMA

Që kur ka filluar protestën e saj të shtunë, PD kërkon dëshpërimisht një përgjigjie nga Ilir Meta, nëse do ta mbështesë për të rrëzuar Ramën dhe për të krijuar një qeveri teknike.

Meta këto tre ditë ka heshtur.

Sot pasdite ai doli në një konferencë me homologun e tij kosovar, Kadri Veseli, dhe gazetarët e kanë pyetur edhe për protestën e PD-së.

Por, Meta e ka anashkaluar pyetjen, duke dhënë një përgjigjie të shkurtër dhe të thatë.

 

Çdo kërkesë për zgjedhje të lira e të ndershme meriton vlerësim dhe dialog”, ka thënë Meta, por s’ka përmendur qeveri teknike.

Cdo proteste paqesore dhe demokratike eshte per t’u respektuar dhe cdo kerkese qe kerkon garantimin e standardeve me te larta zgjedhore brenda te gjitha mundesive praktike qe ekzistojne, eshte nje kerkese qe kerkon dialog, por larg ultimatumeve”, tha ai.

Një përgjigjie që për momentin, lë me “gisht në gojë” PD-në.

Nuk e di a e kemi diskutuar me z. Veseli edhe për protestën e opozitës e cila ndodhet shumë afër me zyrën tuaj. A keni ju koment edhe në qoftë se nuk keni diskutuar me z. Veseli për protestën e opozitës, për kauzën që ajo ngre dhe a keni edhe një përgjigje për ftesën e z. Berisha për t’iu bashkuar dhe për të formuar një qeveri teknike së bashku dhe për të shkuar në zgjedhje?

Ilir Meta: Nuk dëshiroj të devijoj përmbajtjen e kësaj konference për çështje të mirëfillta të brendshme. Aq më tepër të përfshijë unë, por besojë edhe ju, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës në këto çështje tonat.

Megjithatë, unë mund të them që çdo protestë paqësore, demokratike, qytetare, është për t’u respektuar dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin e standardeve më të larta të zgjedhjeve brenda të gjitha mundësive praktike që ekzistojnë, është një kërkesë që meriton vlerësim edhe dialog, larg ultimatumeve.

Z. Meta për të qenë më konkret. Ju keni folur për bllokimin e punës të komisionit reformës zgjedhore. Cilat janë hapat tuaja konkrete si Kryetar i Kuvendit ta zhbllokoni këtë proces? Dhe pyetja e dytë, për dy javë Avokati i Popullit do të sjellë në tryezën tuaj emrat për Komisionin e Vetting-ut, të cilat duhet të votohen me konsensus mes opozitës dhe pozitës. Opozita është matanë dritares suaj. Si do ta arrini ju që të merrni kompromisin?

Ilir Meta: Opozita nuk është matanë dritares, opozita është këtu, sepse ky është parlamenti i të gjithëve dhe në radhë të parë i opozitës. Kështu që mos u shqetësoni për këtë çështje. Do të kemi kohë në ditët që vijnë. Kjo nuk është konferenca e fundi për shtyp.

Z. Veseli a do t’i takoni protestuesit, do të shkoni tek çadrat ose z. Basha si kryetar të PD?

Ilir Meta: Atëherë unë ju falënderoj, ju e zbuluat axhendën edhe z. Basha do të takohet edhe z. Paloka. Pyetja e ka përgjigjen, sepse z. Basha është protestuesi kryesorë dhe ai do të takohet.

14 komente në “Ilir Meta lë me “gisht në gojë” PD-në”

  1. Drejtësia says:

    Me gisht në byth thusj më mir.

  2. Toni says:

    “Do ta cojme perpara zbatimin e reformes ne drejtesi ” thote. Cfare pafytyresie !!! Ky eshte i pari kundra reformes. Rama i vetem ne zgjedhje per ta cmontuar kete organizate mafioze.

  3. Endri says:

    KY I PASKA LEN ME GISHT NE BYTH JO NE HOJ.

  4. Geri NYC says:

    Pse budall eshte Lijka ta lere mazhorancen me 90 vota dhe te shkoje ne dere te Sales ?

  5. adi says:

    e moj rilindje si u katandise
    e ndjek rilindja edhe ne banje ca fytyre e si e ka humorin meta.
    se e dine se nese meta del me vete, jo me PD vetem edhe teorikisht rilindja nuk ben dot as 55 mandate.
    edhe thone pastaj mezi e pret PD???
    tani jane totalisht po totalisht ne dore te metes nuk nisin dot as fushaten, asnje aksion si PD qe e nisi rrugen vetem, jo rilindja eshte atje te vrima e celsit te ilir metes.

  6. Tirona says:

    Pozita me mesimet qe mer nga nderkombtaret po i bon zbor PD , Sa qe ne zgjedhjet e qershorit partia e nard dokes do kete me teper deputet se sa PD ???

  7. Bushi says:

    Adi! Nuk te zemerohet njeri se aq t’a ka dhene perendia mendjen.Kupton apo jo? Rilindja qe tallesh ti,pra ps-te me LSI-ne bejne 90 mandate deputetesh,dhe Pse i duhet te iki Meta me pd-ke? Prandaj,pd-ke ka mare fund njehere e pergjithmon,nuk e do populli,dhe nuk e voton.Kete e di Berisha me Bashen,dhe bejne mitingje te kota.Vazhdoni ju t’i bini legenit,madje pa pushim.

  8. shqip says:

    Me Ramen ky ” me qetesi dhe dashuri ” mund t’ja hedhe vetingu-t. Edhe me ndonje garanci nga shba-ja. Nje levizje taktike e gabuar, ne momentin e gabuar , me aleatin e gabuar , mund te permbyse gjithe lesh e line . Prandaj Rama Po u thote:” Me te vegjlit te hyjne ne mense , ju te tjeret ( shqupasit) , thauni ne diell ( ngujohuni ne çadra )”.

  9. Rrufjani says:

    Dmth Pd te vazhoje protestat deri ne realizinin kryesor qe Sali katrahuri te mos preket nga reforma ne drejtesi te gjitha vjedhjet vrasjet te mos gjykohen dhe kemi nje konsensus midis Pd-Ps.Jo mor Like jo shprehe tamam mendimin tend jo thjesht nje fjale goje.

  10. Protesta duhet te behet nga populli jo nga partit politike te kerkoi reformen ne drejtesi se keta njesoj jane te gjithe majtas djathtas nuk duan reform

  11. gs says:

    tragjiko-komike…

    I referohen nje krye- hajduti se c’mendon per hajdutet e tjere?!
    Ku jane topat e rrufese o ZEUS, te lahet haleja (sic themi ne nga anet tona…)!

  12. "BOHOTINA" says:

    Ngrihet PD per te penguar vetingun e per te ruajtur berishen. Nuk ngrihet SOVRANI popull per te caktuar nje afat langove te politikes per te bere REFORMEN.

  13. agim says:

    Tall leshin Ilir Meta me te dy edhe me Salen edhe me Edin. I lumte. Por budallenj jane te dy keta qe nuk behen bashke per te future Ilir Meten brenda, pasi dihet qe politika eshte arti i te pamundures. Ne fakt eshte art i te pamundures por ju garantoj ky lloj arti behet gjithmone ne kurriz te popullit. Do ishte mire qe vetem njehere te behej ne kurriz te nje politikani te tille hajdut dhe kriminel siç eshte Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje