Ish- grevisti i urisë më 20 shkurt ‘91: Atëherë picat nuk i njihnim, visheshim me kadife e fanellatë, jo me Guçi e Versaçe. Dëgjonim Beatles, jo tallava...

20 Shkurt 2017, 14:10Politika TEMA

Ish-studenti i dhjetorit dhe njëherësh grevisti i urisë në shkurt të vitit 1991 për rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, Ardi Stefa bën një krahasim të asaj greve me protestën aktuale të PD.

Krahasim që për të ndryshon si nata me ditën, pasi asokohe kishte të tjera ideale, kishte të tjera kushte dhe presione, ndërsa sot janë me veshje firmato protestuesit.

Ish-grevisti Ardi Stefa ua dërgon këtë kujtesë dhe bashkëgrevistëve të asaj kohe.

Në shkurt 1991 kur ne hymë në grevë urie puthëm flamurin kombëtar dhe jo atë partiak.

Për të ngrënë nuk kishim -picat nuk i njihnim.

Familjet nuk dinin gjë, nuk mundëm t’i lajmëronim (telefonat e postave nuk punonin për lajmthirrjet- sot në grevë konkurrojnë me iphone 1000€). Dhe nxjerrin selfie idiot face.

Cigaret Gent e DS sot i kanë zëvendësuar purot dhe cigaret elektronike me shije trëndafili.

Atëherë ishim të veshur me kadife e fanellatë, sot në protestë me Gucci, Versaçe etj.

Atëherë ishim pa rruar se as brisqe nuk gjenim, sot qimet janë në modë.

Atëherë dëgjonim Beatles dhe The Eall, sot tallava…

Atëherë rrezikonim kokën, sot ulen e ngrihen me komandë në bulevard.

Atëherë shpërthyem me lot në sy kur e qërruan qelbësirën dhe ikëm ashtu, të thjeshtë, kokëulur e madhështorë…

Sot ëndërrojnë postet e paratë që do pasojnë kur të vijnë në pushtet.

Sa demode paskemi qenë…

Apo jo Arian Manahasa, Mesila Doda, Arben Sulo, Shenasi Rama, Ilir Dizdari…“, shkruan ai

5 komente në “Ish- grevisti i urisë më 20 shkurt ‘91: Atëherë picat nuk i njihnim, visheshim me kadife e fanellatë, jo me Guçi e Versaçe. Dëgjonim Beatles, jo tallava…”

  1. Anest Kiri says:

    Posi mor Stefo, i harrove qoftet , byreqet ne saq dhe kofshat e pules qe hanit ditet e grevs se dhime te urise…
    Po ata qe i nxori dashnorja nga “greva” diten e dyte se po zinin dashnore me shumice…
    Te fala prej Katovices se Ramiz Alise…

  2. 9 Maj 1945 says:

    Si dy pika ujin rrine prane njera tjetres epopeja e ballit kombetar ne vitet e luftes dhe epopeja e demkatrahureve te Sali Pashko Hajdarev te viteve 90. Digjnin e shkateronin mundin e djersen e ketij populli duke lincuar njerezit e ndershem, ata qe ishin me tesera dhe pa tesera me komunist se vete komunistet, por qe u shndruan brenda dites ne antikomunistet me te medhenj. Ne fakt ata ishin llumi i komunisteve te asaj kohe. Nuk bene me shume bashkepunetoret e pushtuesve ne kohen e luftes. Megjithate historia nuk eshte 20, 30, apo50 vjet .Ne koshin e plehrave te historise e kane vendin.

  3. Messerschmidt says:

    Pordhi kali ne dere ta hanit dhe ja ngjiten nje shkodranit !

    Mos fol kot kur nuk di gjo !

  4. Sokol says:

    Arben sulo i pari per greva se per shkolle sishte.akoma e kesaj dite do ishte ne fakultet

  5. Lpl. says:

    Ata veshje dhe ushqime lane baballaret e ketyre qe jane pushtet , te cilen po e kthejne bijte e tyre perseri nga mentaliteti komunist Marksist se shteti eshte me i rendesishem se njerezit ,si diçka abstrakte si nena parti , ne nje kohe qe kur ke njerez te veshur te ushqyer te lire atehere ke shtet te forte dhe te qete .Populli ben shtetin , dhe jo shteti popullin , ky mentalitet qe them une eshte mentalitet Kristjan qe ne Shqiperi nuk e njohin perveç mentalitetit Orjental dhe atije komunist qe i bejne gjerat me dhune dhe kurre nuk sjellin perparim , pasuri mund te vene sipas pozicjonit gjeografik , por demokraci asnjehere se nuk jane te Krishtere .Keshtu pra me e demshme per nje popull eshte mungesa e lirise e cila pjell llune perbuzje dhe urrejtje se varferia .Por ne Shqiperi jane te gjithe anadollako komuniste dhe te gjithe e irganizojne jeten punen kominikimin familjen me kete kulture dhe deshtimi eshte i garantuar , kot shpresojme spse nuk dine ndryshe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje