Bashkim Fino "braktis" spitalin dhe i rikthehet punës në Kuvend

20 Shkurt 2017, 12:00Politika TEMA

Deputeti socialist Bashkim Fino duket se i ka mposhtur më së miri problemet e tij me organin e mëlçisë.

Ai pas një trajtimi të gjatë shëndetësor në Itali, i  është rikthyer punës në Kuvend.

Sot  Fino është bashkuar me kolegët  e Komisionit  të Ligjeve për të shqyrtuar rendin e ditës.

Deputetet socialistë dhe ata të LSI-së, i kanë uruar mirë se ardhjen kolegut të tyre.

Ndërkohë  deputetët e opozitës mungonin për shkak të bojkotit parlametar që kanë vendosur të ndërmarrin.

Deputeti Bashkim Fino prej disa muajsh është kuruar në spitalet e vendit fqinj.

Qeveria shqiptare është kujdesur për të duke i  akorduar edhe fond të veçantë për një trajtim të specializuar  mjekësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje