Sa realiste është frika e opozitës? Fleckenstein: Duhen prova. Në Tiranë vij për zbatimin e reformës në drejtësi

20 Shkurt 2017, 12:35Politika TEMA

Para vizitës në Shqipëri, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian thotë për Deutsche Wellen, se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve.

Zoti Fleckenstein, cili është qëllimi i vizitës suaj sot në Tiranë?

Knut Fleckenstein: Qëllimi është i trefishtë, së pari Parlamenti Europian sapo ka miratuar raportin e përgatitur prej meje. Për mua është e rëndësishme të flas me të gjithë aktorët aty, si shoqërinë civile ashtu edhe në politikë për të diskutuar për ato që thotë parlamenti. Këtë e pason qëllimi i dytë, natyrisht zbatimi konkret i reformës në drejtësi, kaq e rëndësishme për vendin, me qëllim që në vjeshtë të fillojmë, me shpresë, bisedimet e anëtarësimit. E treta lidhet me pritshmëritë tona lidhur me zgjedhjet, e në këtë kontekst do të kem me vete edhe rekomandimet e ODHIR-it.

Pas raportit tuaj duken se shanset janë shumë të mira…apo priten edhe zgjedhjet…

Po qe se fillohet me zbatimin e reformës në drejtësi, pra nëse vihet në lëvizje procesi i vetingut, shanset janë, sepse gati të gjitha fraksionet në parlament e kanë mirëpranuar se qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë bërë shumë kohë e fundit për t’u zhvilluar në drejtim të Bashkimit Europian.

…por opozita në Shqipëri nuk e sheh kështu gjendjen. Të shtunën filluan protestat e opozitës që kërkojnë largimin e Ramës dhe qeveri teknike. Si i shikoni këto protesta. Opozita duket se nuk ka aspak besim tek kjo qeveri për zgjedhje të lira…

Opozita e ka gjithmonë një frikë të tillë para zgjedhjeve. Se sa realiste është kjo, për këtë dua të krijoj një përshtypje, kur të jem këto ditë në Shqipëri. Sigurisht do të takoj edhe përfaqësues të opozitës.

Palët politike nuk e gjetën gjuhën e duhur për reformën zgjedhore para zgjedhjeve. Problemet e zgjedhjeve e kanë shoqëruar demokracinë në Shqipëri gjithmonë, por kësaj here opozita ngre shqetësim të madh blerjen e votave, sipas saj me paratë e drogës dhe krimit. Këto janë akuza shumë të rënda…

Po, por kjo akuzë duhet të provohet fillimisht, e është gjithmonë e vështirë ta bësh këtë para zgjedhjeve. Por të gjithë ata që marrin pjesë në këto zgjedhje duhet ta dinë, se nëse këto zgjedhje nuk zhvillohen me korrektesë, atëherë do të ketë një problem për hapjen e negociatave me BE-në. Prandaj do të varet shumë nga ajo se sa palët në zgjedhje do t’i respektojnë rregullat e lojës që njihen në Europë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky pretendim është i vjetër sa demokracia në Shqipëri, të dyja palët thonë duam zgjedhje të lira, të dyja akuzojnë njëra-tjetrën se nuk i respektojnë rregullat e lojës, se kanë bërë manipulime…

Po, e vërtetë, por duhet të themi se me kalimin e viteve ka pasur përmirësime, kësaj here është shumë e rëndësishme, prandaj do të dërgohen edhe shumë vëzhgues zgjedhorë nga vetë vendi, por edhe vëzhgues të huaj, të cilët do të ndjekin me shumë  kujdes se çfarë do të ndodhë para zgjedhjeve e në ditën e zgjedhjeve.

Pra vlerësimi i zgjedhjeve është moment vendimtar…

Natyrisht kjo është shumë e rëndësishme, nuk mund të fillosh me implementimin e reformës në drejtësi dhe të bësh zgjedhje jo demokratike dhe jo duke respektuar kriteret ligjore. Kjo do të ishte një shenjë, se Shqipëria nuk është ende gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Është e rëndësishme që në lista të mos gjenden kandidatë me të shkuar kriminale, të mos blihen votat. Para të atyre që kultivojnë drogën ka, këtë e di, por ato nuk duhet të përdoren për gjëra të tilla. Por kam edhe dyshime që ky është një problem vetëm i njërës anë.

Intervistën e zhvilloi Lindita Arapi

3 komente në “Sa realiste është frika e opozitës? Fleckenstein: Duhen prova. Në Tiranë vij për zbatimin e reformës në drejtësi”

  1. Ti mirse ke ardh,por reforma ne drejtesi nuk behet me hajdute dhe kriminel,
    Ti po e shikon qe jane ngrit ne proteste per te mbrojtur hajduterin e ketyre 25 vjeteve,a nuk e shikon nje tufe alabakesh hajdut antiligj dhe antishtet jane fut ne nje bunker duke menduar se nuk do i kapi vetingu.
    A nuk e shikon qe kryekriminelet i bejne thirrje edhe kryehajdutit ilir qe ti bashkohet krimineleve per te luftuar drejtesin,dhe ky hajdur rri me nje kembe me pd komuniste hajdute kriminale dhe me nje kembe me ps komuniste,dhe ben llogari se ku jam me i sigurt dhe ku mund te vjedh me i qet.
    Zoti flekeshtain,te lutem na sil ca marinsa,ca prokurore dhe pranga per keta hajdut 25 vjecare qe kane bere vendin si plack lufte dhe kane bere ca trushplare qe u shkojne pas dhe han ndonje tterrime dhe duartrokasin dhe jane gati te vrasin njeri tjetrin.

  2. Ben says:

    Pasi Berisha dhe familja e tij po diskretitohej permes Komisonit per CEZ dhe pasi Parlamenti po punonte per Vetingun keta u hodhen ne protesta. Pra e gjitha behet per te shpetuar familjet e kriminalizuara te SHQUP-it dhe ska lidhje fare me zgjedhjet. Ashtu sic edhe ne e kemi komentuar dhe sic thote edhe Flickenstein nuk ka prova per perpjekje per manipulim te votave. PS apo LSI nukm kane manipuluar votimet asnje here ndersa eshte PD qe ka manipuluar ato me shume se nje here. PO ashtu kerkesa gjoja per votim elektronik nuk eshte zgjidhja me e mire sepse shume votues jane analfabet ndaj perdorimit te kompjuterave. Pensionistet ne pergjithesi kane votuar per PS-ne dhe te vesh zgjedhje elektronike largon kete grup prej mese 600 mije njerezish nga votimet. Po ashtu ka shume fshatra te thella ku fshataresia nuk ka sherbime interneti dhe nuk i njeh kompjuterat. Njerezit jetojne ne minimum dhe nuk jane te paisur me kompjutera. Shqiperia nuk eshte nje vend beneluksi me kompjutera ne cdo cep te vendit. Prandaj ate qe thote PD per votime elektronike eshte e pamundur. Se treti, nuk ka sherbim interneti te shtrire ne te gjithe vendin. E gjitha ssa behet eshte nje perpjekje per te deshtuar Vetingu, Reformen ne Drejtesi dhe demaskimin e familjes Berisha nga Komisioni i CEZ.

  3. Tema says:

    Gazmir Piku humbi 10 000m² toke ne Peshkopi ne pranveren e vitit 2003 nga mungesa e reformes ne drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje