“Bashkimi Europian po punon ngushtë me autoritetet shqiptare për arritjen e qëllimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Këtë përgjigje dha zëdhënësja e Komisionit, Maja Koçijançiç, kur u pyet nga Televizioni Publik Shqipëtar për reagimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha, sipas të cilit në BE “ka nga ata që dënojnë korrupsionin, drogën e duan reformë në drejtësi, por ka dhe nga ata që injorojnë drogën e korrupsionin” .
“Ka vetëm një përgjigje dhe kjo është se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një prioritet për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Bashkimi Europian punon fort ngushtë me autoritetet përkatëse për arritjen e këtij qëllimi.”
Në një intervistë për RTSH, një ditë më parë, zëdhënsja e KE u shpreh në lidhje me kërkesat e opozitës se “debati politik duhej zhvilluar brenda parlamentit dhe jo jashtë tij”.
Sipas saj, “polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian”
Berisha +Basha fatkeqesia e Kombit Shqiptar. Kur te denohen keto hajduter / Kriminele, Populli Shqiptar do marre fryme lirshem, Dora e Serbit Po godet Shqiperine e Shqiptaret.