Ka përfunduar takimi mes ambasadorit amerikan Donald Lu, ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe presidentit të vendit Bujar Nishani.
Dialogu mes tyre zgjati rreth 40 minuta ku u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme si situata politike në vend por edhe ecuria e një sërë reformash të ndërmara.
Bëhet me dije se në fokus të bisedës së tyre ka qenë reforma në drejtësi dhe bllokimi i saj pas vendimit të opozitës për bojkotim të parlamentit.
Sipas deklaratës zyrtare, Nishani ka mbështetur shqetësimin e Petrit Vasilit në lidhje me ushtrimin e detyrave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
LSI ka shprehur rezerva për këtë dhe se kompetencat e saj bien ndesh me Kushtetutën. Presidenti Nishani bëri me dije, se duke e konsideruar reformën në drejtësi me rëndësi jetike për vendin, e ka mbështetur që në gjenezë, si nismëtar i procesit, duke kulmuar me miratimin konsensual në Parlamentin shqiptar të paketës kushtetuese.
Nishani theksoi se e konsideron shumë të rëndësishme mbështetjen konsensuale edhe të fazës së zbatimit të kësaj reforme, duke iu përmbajtur detyrimit të të gjitha palëve për të respektuar në gërmë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë, këtë javë ishte parashikuar ngritja e komisioneve të Vettingut, një proces ky që kërkon prezencën dhe votat e opozitës në parlament.
Bojkoti i vendosur nga Partia Demokratike, konsiderohet si një rrezik që mund të vijë për nisjen e Vettingut.
Po kush e p……sakatin o pse harxhoni kohën kot.
Hyn s’hyn opozita ne parlament veting duhet te vazhdoje punen. Pse kush eshte ai qe do te hetohet e ndeshkohet per krimet qe ka bere. As mos pyesin fare opoziten. Per derisa populli e do vetingun dhe let te filloj nga puna. Pse i lysni bythen ca kriminelave ca shkerdhatave qe e kane shitur kete vend si i ka dashur qefi.
Kur amerika ne koalicion me angline dhe shtete te tjera demokratike, fituan luften e dyte boterore, president i amerikes ishte Rouzvelti qe per te levizur perdorte karoce invalidi me kater rota.