Ky është momenti i frikshëm, kur një burrë i cili po ecte e po bisedonte në trotuar me një femër, u godit fort nga një rrotë makine.
Ai u përplas vrullshëm në tokë me fytyrë, e për pasojë pësoi fraktura në gjoks dhe fytyrë.
Ngjara ndodhi në qytetin Ipatinga-s në Brazil, ndërkohë që i dëmtuari është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Rrota u shkëput nga një makinë e cila po ecte me shpejtësi në superstradë.