Klaudio Ranieri është shkarkuar si trajner i skuadrës së Leicester.
Lajmi është raportuar nga tabloidi britanik “Daily Mail”, e cila shkruan se tekniku Italian është shkarkuar pas humbjes 2-1 nga Sevillia në Ligën e Kampionëve.
Emërimi i 65-vjeçarit u prit me kritika, kur ai zëvendësoi Nigel Pearson në korrik të vitit 2015, por Ranieri arriti që të shkruajë historinë me Liecesterin duke fituar për herë të parë titullin e “Premier League.”
Gjitashtu, italiani u shpall edhe si trajneri i vitit 2016 nga FIFA.
Por, paraqitjet e dobëta të Leicesterit këtë sezon bënë që drejtuesit e skuadrës të ndryshojnë trajner.