Zaev nga Sarajeva: Firmat i kam të siguruara, në fillim të marsit Maqedonia bëhet me qeveri të re

23 Shkurt 2017, 13:11Rajoni TEMA

Kryetari i LSDM-së , Zoran Zaev deklaroi nga Sarajeva se firmat e deputetëve për marrjen e mandatit i ka siguruar dhe se Maqedonia në fillim të muajit mars do të fitojë qeveri të re të udhëhequr nga LSDM.

Ai foli në konferecën për shtyp gjatë një vizite zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime dhe do të marrë çmimin për kryetarin më të mirë të komunës.

“Programi i ri qeveritar, platforma e LSDM-së dhe platforma e partive politike shqiptare, ligji për përdorimin e gjuhës tani më është e rregulluar, mbetet vetëm që të merremi vesh për zgjidhjet personale për të cilët partia cilët poste do t’i ketë në qeverinë e re”, tha Zaevi

Postet që LSDM i ka ofruar BDI­-së dhe partive të tjera

 

Kryetar i Parlamentit

2 Zv.kryeministra (i eurointegrime dhe ai për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit),

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Punëve të jashtme

Ministria e Shëndetësisë,

Ministria e Arsimit dhe shkencës,

Ministria e Punës dhe politikës sociale,

Ministria e Ekonomisë,

Drejtoria për Siguri publike (në kuadër të MPB­së)

Drejtoria e doganës ose drejtoria e të ardhurave publike (DAP).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje