Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu i është bashkuar sot protestës tek ‘çadra e lirisë’ e vendosur pranë Kryeministrisë. Demokratja e ka cilësuar protestën si asetin më të vyer të opozitës, ndërsa mori shembullin e ‘21 janarit’.
Nga ana tjetër Bregu theksoi se mbështet maksimalisht kauzën e PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pavarësisht se deputetja mbështeste këtë nismë, ndau me publikun faktin se është kundër bojkotit të zgjedhjeve.
“Sapo jam kthyer nga SHBA në një aktivitet ku kam marrë pjesë. Protesta e opozitës është aseti më i vyer i opozitës. Protesta e opozitës është paqësore dhe jo si 21 janari.
Mbështes maksimalisht kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam kundër bojkotit të zgjedhjeve.
Ja dhe zonja me jaguar!
Ke shume te drejte se nuk eshte saliu dhe lulushi ne qeveri se po te ishin ata kushedi sa do ishin vrare po nuk keni ju fan jaguare fain e ka populli qe tashti eshte mometi per ti dhen fund kesaj maskaradhe politikan te flliqur me rrespekt europa