Presidenti i Maqedonisë Ivanov i ankohet Britanisë për Shqipërinë: Të dënohet përzierja në punët e brendshme nga fqinjët

24 Shkurt 2017, 15:26Rajoni TEMA

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në takimin sotëm me Sir Allan Dankan, ministër shtetëror për Evropën dhe Amerikën në Britaninë e Madhe dhe Irlandës veriore, iu ankua atij për ndërhyrjen e vendeve fqinjë në punët e brendshme të vendit të tij.

Kreu i shtetit fqinj edhe më parë ka shprehur pakënaqësinë, pas takimit në Tiranë të krerëve të partive shqiptare në Maqedoni, ku dhe u vendos për platformën shqiptare.

Presidenti Ivanov shprehu pakënaqësi nga mungesa e dënimit publik të përzierjes në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë nga ana e disa vendeve fqinje.

Ministri britanik theksoi se Mbretëria e bashkuar dëshiron një Maqedoni stabile dhe se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të shtetit. Ai shprehu mirëkuptim për revoltën e arsyeshme nga statusi kuo në lidhje me integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe tregoi se do ta mbështesin Republikën e Maqedonisë në këtë plan.

5 komente në “Presidenti i Maqedonisë Ivanov i ankohet Britanisë për Shqipërinë: Të dënohet përzierja në punët e brendshme nga fqinjët”

  1. Tema says:

    Te mbyllet dogana e Bllates

  2. Baton Gostivari says:

    ….dhe britaniku nisi e vajtoi, e rrihte kokën me grushta dhe habitej se si na paskëshin ndërhyrë në punët e halesë të këtij shteti surrogat
    dhe ia dha fjalën Ivanovit se nuk do fus më bukë e ujë në gojë derisa të qelbet haleja FYROM.
    Përralla ndër shkallë, shëndeti nëpër gra.

  3. Jimi says:

    Te denohet Shqiperia pse interesohet per fatin e bashkeatdhetareve te vete dhe te falenderohet muzhiku rus per nderhyrje ne punet e brendeshme te Mqedonise e cila pothuaj gjysma eshte shqiptare !? Hajde e merre vesh!?

  4. Kuq e zi says:

    Ju do jeni shembulli qe shba do i dergoi beogradit
    Prisni dhe pak

  5. Timi says:

    Epo kur i dhemb Ivanovit kam bindjen se punët po ecin mbarë atje për shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje