Policia vë në pranga biznesmenin, 3 katet pa leje të pallatit të tij rrezikuan jetën e banorëve

2 Mars 2017, 10:28Kronika TEMA

Policia e Durrësit arrestoi shtetasit në kërkim Enver Shala.

Më datë 17.02.2017, ora 13:15, tek Shkëmbi i Kavajës, pronë e shtetasit të mësipërm, janë shembur tre katet e fundit. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike , të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi.

Ndaj tij filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim te 49 vjeçarit, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i  pronës nga pakujdesia “dhe“Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”parashikuar  në nenet 161 dhe 289  të Kodit Penal.

1 komente në “Policia vë në pranga biznesmenin, 3 katet pa leje të pallatit të tij rrezikuan jetën e banorëve”

  1. ESAFAILED says:

    Bravo,ky eshte lajm?
    Policia arreston shtetasit.dhe eshte vetem nje.
    E arreston dhe ndiqet ne gjendje te lire.
    Kuptoni gje ju?
    Ky njeri eshte vete problemi.
    Ku ka vene dore ka vetem probleme.
    Nje nga treguesit e qeverise senza culo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje