Videoja e mëposhtme tregon një gjarpër deti, i cili ka kapur një ngjalë që ka të njëjtën masë trupore sa ai dhe përpiqet që ta gëlltisë.
Gjarpri i cili i përket llojit Krait përdor një helm, i cili është 10 herë më i fuqishëm sesa ai i një gjarpri me zile për të vrarë prenë e tij.
Ky lloj gjarpri gjuan në cekëtinat e ujërave tropikale, ose në kënetat ku ka bimësi të dendur ujore.
Edhe pse ai nuk i sulmon njerëzit, do ta bëjë këtë sapo të ndihet i kërcënuar për t’u vetëmbrojtur.