“Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën”
Ky është reagimi i Lëvizjes “Vetëvendosje!” pas arrestimit të deputetes së tyre Donika KadajBujupi.
Më herët, policia e Kosovës bëri me dije përmes një komunikate se ka vënë në pranga deputeten e Vetëvendosjes.
Njoftimi i policisë së Kosovës
Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot më 03.03.2017 gjatë ditës ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në PKKHani i Elezit.
Njësitet relevante policore kufitare bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKSsë znj. D. (K.) B., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë e njëjta do të shoqërohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Vlen të potencohet se znj. D. (K.) B., ka bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta do të shoqërohet në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.
— SE SI DUKET KY NJOFIM…. ME DUKET SI NJOFTIM KOTI………… ”’ M’KA THON NONA…..ME LA GAJEN ”’