Skandal në parlamentin serb, nacionalistët e Sheshel kore anti-BE gjatë fjalimit të Mogherinit

3 Mars 2017, 13:02Rajoni TEMA
Skandal në parlamentin serb, nacionalistët e Sheshel kore anti-BE

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini është përballur me një situatë të pakëndshme teksa po mbante fjalim nëKuvendin e Serbisë. Gjatë kësaj kohe deputetët e Partisë Radikale kishin bërtitur “urra” dhe kanë thirrur parullën “Serbia, Rusia, nuk na duhet Unioni”.

Mogherini fillimisht u është drejtuar të pranishmëve në gjuhën serbe, ndërsa gjatë gjithë kohës derisa po fliste, gjysmë ore, radikalët vazhduan që të bërtasin. Ata njëkohësisht kanë goditur me duar karriget në të cilat ishin ulur.

Pavarësisht sjelljes skandaloze të Sheshelit dhe deputetëve radikalë, Mogherini ka vazhduar me fjalimin e saj dhe e ka përfunduar në mënyrë të qetë.

Në sallën e Kuvendit deputetët e lëvizjes Dveri kishin përgatitur transparente në të cilat shkruante në gjuhën serbe dhe angleze “Serbia nuk i beson Brukselit”.

Gjatë qëndrimit në Serbi, krydiplomatja evropiane do të takohet me kryeministrin Aleksandar Vuqiq, ndërsa më herët është takuar me presidentin Tomisllav Nikoliq dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

8 komente në “Skandal në parlamentin serb, nacionalistët e Sheshel kore anti-BE gjatë fjalimit të Mogherinit”

  1. Kuq e zi says:

    Falenderojme sheshelat
    Kshu ksaj kurve qe quhet europe ti shkoi ne vesh se per ke rreh zemra serbe
    Dhe te bejne nje kthjellim mendjes se ke kane mbeshtetur per dy shekuj ne dem te shqipeve

  2. i papami says:

    hahahahaha, ju lumte juve. sa me larg BE-se, sa me larg nesh

  3. Tema says:

    Po ta kishin vrare do na vinte keq.

  4. Para Laci says:

    Serbise i eshte tjerr maska publikisht. Edhe atyre i duhet nje brez I ri qe ta nxjerri serbine nga kthetrat e Putinit. Duket se kush eshte pengese per evropianizimin e ballkanit.

  5. Alban says:

    Keshtu eshte kur Shesheli nga burgu vete direkte ne Parlament. Duhet te ishte duke u dergjur ne burgun e Hages, e u lirua se gjasme do vdiste nga Kanceri duke mos ja dhene denimin, po duke e lene “si te pafajshem”. Ndaj s’ka faj qe bene keshtu kengesh. Te shohim cdo bej dhe opozita jone anti-shqiptare qe eshte ne linje te drejte me agjenturen Beogradase. Do dal te protestoj ne parlament njesoj si Sheshel e ti barazoj serbet me shqiptaret? Presim.

  6. Swift says:

    te behen me pederastet e hollandes!!!!!????

  7. Swift says:

    te behen me pederastet e hollandes!!!!!?????

  8. Swift says:

    te behen me pederastet e hollandes!!!!!??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje