Mediat spanjolle kanë publikuar një video që tregon Cristiano Ronaldo teksa nget makinën e tij ku është i shoqëruar edhe nga e dashura aktuale Georgina Rodriguez.
Sulmuesi i skuadrës së Realit të Madridit, teksa ecën disa metra afrohet pranë semaforit, i cili pulsonte dritën e kuqe, por nuk ndalon duke mos respektuar kështu edhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Ajo që bën habi është se disa metra më poshtë ndodhet edhe një patrullë policia për të monitoruar zonën, dhe nuk mer asnjë masë për shkeljen e bërë nga Ronaldo.