Hedhje së gjati, Smajlaj, në finalen e Europianit

3 Mars 2017, 13:40Sport TEMA

Izmir Smajlaj regjistron një tjetër arritje historike vetëm pak ditë pas medaljes së artë të fituar në Beograd për Kampionatin Ballkanik të Atletikës në sallat e mbyllura.

Atleti shkodran siguron finalen e Kampionatit Europian të Sallave të mbyllura që zhvillohet po në Beograd, duke u renditur i treti në baterinë kualifikuese të hedhjes së gjati. 7.98 metra është hedhja e regjistruar nga 23-vjeçari, i cili renditet i treti në baterinë kualifikuese duke prerë biletën e fazës finale.

Ky rezultat është identik me atë të datës 25 Shkurt dhe në këtë mënyrë, Smajlaj barazon rekordin e tij personal që është edhe rekord kombëtar në vendin tonë.

Hedhjen që i siguroi kualifikimin, Smajlaj e regjistroi që në tentativën e parë duke treguar se po kalon një moment mjaft të mirë si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë psiologjik, duke synuar goditjen e madhe në finale. Përpara shkodranit u rendit serbi Lazar Anic i cili regjistroi të njëjtën hedhje 7.98, ndërsa i pari u rëndit ukrainasi Serghiy Nykyforov me 8 metra e 18 centimetra. Finalja e hedhjes së gjati do të zhvillohet të Shtunën në orën 19:30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje