Autobiografitë e futbollistëve të njohur shpeshherë nxjerrin në dritë episode apo skena të pakëndshme të karrierës së tyre.
Dicka e tillë ka ndodhur edhe me Mesut Ozil. Publikimi i një pjesë të mirë të autobiografisë së mesfushorit turko-gjerman nga e presitgjozja gjermane Bild ka nxjerrë në pah, se Ozil ka patur një konflikt të fortë me Jose Mourinhon kur të dy ishin pjesë e Realit të Madridit.
Në 2010-tën ishte pikërisht, trajneri portugez që bëri të pamundurën për ta transferuar mesfushorin e kombëtares gjermane në Santiago Bernabeu, por edhe pse Ozil ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm që Mourinho kishte në dispozicion gjatë aventurës së tij te Los Blancos, raporti mes të dyve u ndërlikua jo pak me kalimin e mujave sic ka lënë të nënkuptohet vetë lojtari 28-vjecar në autobiografinë e tij.
Trajnerit portugez nuk i pëlqenin aspak driblimet e shumta që bënte Ozil në fushë dhe duke parë, dobësinë e tij në duelet me rivalët një ditë e dërgoi në dush përpara kohe gjermanin. ” E di cfarë, ti je një fëmijë, ik në dush, nuk kemi nevojë për ty, i tha Mourinho, Mesut Ozil-it. Trajnerin portugez e shqetësonte shumë fakti që mesfushori u kushtonte më shumë rëndësi detajeve teknike sesa të sakrifikohej për ekipin. ” Mendon se mjafton të japësh dy pasime të bukura. Je shumë delikat kur je në duel me një kundërshtar. Mendon se je aq i mirë sa për të dhënë vetëm 50% të potencialit tënd në fushë, fjalë këto të Special One në drejtim të Ozil, sic tregon vetë lojtari. Në ato momente e urreva edhe pse më pëlqente shumë si trajner shton më pas Ozil në autobiografinë e tij.
28-vjecari në librin e tij ka treguar edhe arsyet se përse zgjodhi, Realin e Madridit dhe jo Barcelonën në 2010-tën. “Pas Botërorit të Afrikës së Jugut për mua interesoheshin 5 klube të mëdha, Bayern Munich, Manchester United, Arsenali, Barcelona dhe Reali i Madridit, dëshira ime më e madhe ishte të transferohesha te Barca por Guardiola në atë periudhë ishte me pushime dhe nuk shfaqi shumë interes kështu që duke parë edhe këmbënguljen dhe dëshirën e madhe që kishte Mourinho për tu transferuar në Madrid, zgjodha pikërisht, Realin zbulon në fund Ozil.