Tifozët e Barcelonës duan që trajneri i ekipit të tyre të emërohet Jorge Sampaoli
E përditshmja sportive katalanase, “Mundo Deportivo”, ka organizuar një sondazh se kush duhet të jetë trajner i Barcelonës, pas largimit të Luis Enriques në fund të sezonit.
Në këtë sondazh kanë marrë pjesë mbi 15.000 lexues, dhe 57% prej tyre duan që Jorge Sampaolin, trajnerin aktual të Sevillas, të marrë drejtimin e Barcelonës.
Kurse, 29% e lexuesve mendojnë se Jurgen Klopp është trajneri ideal për ta marrë drejtimin Blaugranëve.
Ndërsa, Ernesto Valverde, trajneri aktual i Athletic Bilbaos, ka marrë vetën 8.4% të votave.