Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e 24-marsit që kombëtarja shqiptare do të luajë me Italinë në “Renzo Barbera” të Palermos.
Përmes një njoftimi për shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit thekson se në dispozicion të tifozave tifozëve shqiptarë janë biletat tek sektori i tifozëve miq dhe çmimi i tyre është 12 euro.
Të gjithë sportdashësit dhe personat e interesuar të drejtohen prane FSHF për tu pajisur me biletë, ku duhet që të kenë me vete dhe kartën e identitetit.
Njoftimi i plotë i FSHF-së.
FSHF bën me dije që ka nisur edhe shitja e biletave per ndeshjen eleminatore zyrtare të 24 marsit në Palermo, mes Italisë dhe Shqiperisë, qe do te zhvillohet ne stadiumin “RENZO BARBERA”, në Palermo. Në dispozicion të tifozëve shqiptarë janë biletat tek sektori i tifozëve miq dhe ÇMIMI i tyre është 12 euro.
Të gjithë sportdashësit dhe personat e interesuar të drejtohen prane FSHF dhe te jene te pajisur me kartat e identitetit në mënyrë që të kenë mundësi për tu pajisur me biletën e ndeshjes.