Drejtori sportiv i Napolit: Janë vendime të turpshme, që i bëjnë keq futbollit

1 Mars 2017, 20:41Sport TEMA

Fitorja e Juventusit me rezultatin 3-1 përballë Napolit, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, ka shkaktuar një “mal” me polemika, për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në fushë.

Napolitanët nuk janë aspak dakord me dy penalltitë e akorduara nga arbitri Valeri, në favor të juventinëve, në pjesën e dytë.

“Është e turpshme. Janë vendime të turpshme, që i bëjnë keq futbollit. Nuk ishte as penalltia e parë dhe as e dyta, u pa qartësisht. Nuk dëshironim të thyenim heshtjen për shtyp, por duhet të komplimentojmë djemtë, të cilët dhanë maksimumin, edhe pse u ndëshkuan nga arbitri. Dybala largon topin nga këmba dhe shkon e kërkon kontaktin me Koulibaly, Reina i heq topin Cuadrados dhe të dyja këto janë penallti. Vendime të turpshme”, u shpreh drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, menjëherë pas ndeshjes.

Ndërsa mbrojtësi Lorenco Tonelli zgjodhi Twitter-in për të shprehur zhgënjimin dhe zemërimin e tij, duke shkruar: “Një Skandal”.

1 komente në “Drejtori sportiv i Napolit: Janë vendime të turpshme, që i bëjnë keq futbollit”

  1. Kris says:

    Kur do te marre fund djallezia e arbitrave! Ka shume raste kur arbitrat vendosin kush fiton! Te vendoset teknollogjia per rastet e golave, kartonit te verdhe ,te kuq dhe penalltite! Por korrupsioni ka pushtuar te gjithe jeten ne bote! Mania e njerezve, nuk i di mire arsyet, eshte te pasurohen ne menyre te shpejte pa pare se si!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje