Gatuzo është gati të presë Manajn: E ndikon mungesa e golit

1 Mars 2017, 16:30Sport TEMA

Rei Manaj vazhdon të mos gjejë rrugën e rrjetës me Pizën, duke shpërdoruar raste të shumta para portës kundërshtare.

Nëse tifozët kanë filluar të ngrenë zërin duke kërkuar që sulmuesi shqiptar t’i lërë vendin në fushë që nga minuta e parë Edgar Çanit, apo ndonjë futbollisti tjetër, vetë trajneri Gatuzo mendon se sulmuesit i duhet dhënë më shumë besim.

“Manaj ndoshta kushtëzohet edhe nga mungesa e golit. Por gjithsesi duhet pritur. Është një futbollist i datëlindjes 1997, po paraqitet mirë dhe punon shumë për skuadrën”, ishin fjalët e Gatuzos i cili që në fillim u mundua që të ndihmonte Manajn të gjente golin e parë që do ta zhbllokonte sulmuesin, shkruan Panorama Sport.

Që në ndeshjen e parë të Manajt me fanellën e Pizës, atë kundër Ternanës, Gatuzo i besoi atij gjuajtjen nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 90 të ndeshjes, por sulmuesi shqiptar e shpërdoroi duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje