"Hysaj ka nevojë për pushim, ka luajtur shumë me Napolin"

28 Shkurt 2017, 16:54Sport TEMA

Alfredo Pedulla gazetari i njohur Italian, ka deklaruar se problemet që mbrotjësi i Napolit Elseid Hysaj, po kalon këtë periudhë kanë ardhur si pasojë e një mbingarkese të madhe.

Pedulla tha se Hysaj ka nevojë për disa ditë pushim.

“Hysaj duhet të pushojë, ka luajtur shumë në 10 muajt e fundit, në nivelin psikologjik po e paguan shtrenjtë dhe sipas meje një ndalesë do ta ndihmonte. Me shumë mundësi, në këto tre muaj të fundit të sezonit, do të shfaqet mundësia që t’i lejohet të marrë frymë” u shpreh Pedulla.

Lojtari i kombëtares shqiptare do të qëndrojë pushim që këtë mesjavë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë që Napoli e ka kundër Juventusit. Kjo për shkak se Hysaj është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën kundër Fiorentinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje