Klubi i Partizanit ka publikuar videon në lidhje me incidentin që ndodhi në sfidën kundër Kukësit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në videon e publikuar nga klubi i kuq shihet qartë që tifozeria e Partizanit është goditur me gurë nga ambientet jashtë stadiumit.
Deri në minutën e 62-të tifozeria e kuqe ka patur një sjellje korrekte në shkallët e stadiumit por pas goditjes me gurë ka ndodhur dhe përplaska me policinë.
Postimi i plotë i Partizanit.
INCIDENTET NE KUKES
Ku është pabesia këtu !!!
Klubi nëpërmjet kësaj video zbardh për opinionin publik të vërtetën e incidentit të ndodhur në stadiumin “Zeqir Ymeri” përgjatë takimit Kukësi – Partizani. Siç duket qartë nga pamjet filmike, në sektorin ku ishin akomoduar tifozët e kuq në minutën e 62’ nga jasht ambjenteve të stadiumit kanë vërshuar sende të forta në adresë të mbështetësve të Partizanit. Fill mbas kësaj minute ndodhi edhe përplasja e tifozëve me forcat e rendit. Argumentet faktojnë se deri në minutën e 62’ tifozeria e kuqe ka patur një sjellje korrekte në shkallët e stadiumit.
Ka nje perpjekje per te penalizuar partizanin. Kjo vihet re shpesh si ne arbitrime skandaloze, ashtu edhe ne menaxhimin e fushave ku parizani eshte mysafir. E gjithe kjo per ti hequr mundesine e kreut te klasifikimit. Por jo vetem kaq, gjobat e vazhdueshme ne drejtim te klubit , Kane qellimin e mbrapsht te godasin financat e partizanit. Shpesh tifozeria e zjarrte e skuadres se kuqe , eshte bere objekt i provokimeve. Te shtyra dhe orkestruara nga vete drejtuesit e klubeve te tjera. Po edhe nga elemente lokale qe perfshine politiken per far te keq. Ne mungese totale te nje federate serioze , Partizani Po lufton i vetem ndershmerishte. Dhe eshte padyshim fituesi moral i trofeut. E kunderta ndodh me ” rivalet ” qe Po perdorin forma meskine per te arritur trofeun. Megjithate nevoitet me shume durim e vetekontroll nga ana e tifozerise . Kjo per shkak se : E para me parate e gjobave klubi mund ye bej goditje me cilsore ne merkato .dhe e dyta Partizani detyrohet te luaje ndeshje pa tifoze.