Mario Gëce do të shkëputet për një periudhë nga futbolli

27 Shkurt 2017, 18:10Sport TEMA

Ylli i Borusia Dortmundit, Mario Gëce, do të shkëputet për një periudhë nga futbollit.

Përmes një njoftimi klubi gjerman thekson se Gëce ka probleme me metabolizmin dhe duhet që të riaftësohet plotësisht që të rikthehet.

“Jemi të lumtur që më në fund mësuam arsyet për shqetësimet e Marios. Jemi të bindur se ai do të sjellë më shumë cilësi në radhët tona me aftësitë e tij të jashtëzakonshme pas riaftësimit” tha drejtori sportive i Dortmundit Mikael Zork.

Ndërsa, Gëce u shpreh se do të bëjë maksimumin që të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

“Aktualisht jam në procesin e trajtimit dhe do të bëj çdo gjë që kam në dorë për t’u kthyer në stërvitje sa më shpejt që të jetë e mundur, që të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat’’ tha Gëce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje