“Ibrahimoviç mund të largohet nga Manchester United”

27 Shkurt 2017, 16:49Sport TEMA

Mino Raiola, menaxheri i Zlatan Ibrahimovic, ka “tronditur” Manchester United.

Në një prononcim për “TalkSport”, menaxheri i bomberit suedez tha se klienti i tij mund të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

“Unë nuk përjashtoj asgjë. Çdo gjë mund të ndodhë dhe ne do të shohim se çfarë ndodh”, ka deklaruar Raiola

Ibrahimovic është një nga lojtarët kryesor të ‘Djajve të Kuq’ këtë sezon, ku mbrëmë arriti që të fitojë dhe trofeun e “EFL Cup” pasi mposhtën Southamptonin

Ditë më parë mediat britanike kanë shkruar se Ibra mund të largohet nga Manchester United, nëse kjo e fundit nuk arrin të kualifikohet në Ligë e Kampionëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje