Zvezdan Cvetkoviq , ish lojtar i famshëm i skuadrës së Dinamos së Zabrebit, është gjetur i vdekur në garazh.
Sipas mediave kroate, Cvetkoviq ka vdekur nga shkaqe natyrore. Ai më herët ishte trajneri dhe drejtori i Dinamo të Zagrebit dhe lojtar i përfaqësueses së ish-Jugosllavisë.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se të hënën në mëngjes ndërroi jetë papritmas futbollisti legjendar i Dinamos, Zvezdan Cvetkoviq, një nga lojtarët më të mirë nga brezi i paharrueshëm i cili në vitin 1982 fitoi titullin e kampionit të Jugosllavisë”, thuhet në deklaratën në faqen zyrtare të Dinamo Zagreb.
Përveç në Dinamo, Zvezdan Cvetkoviq ishte edhe trajner i Sopotit, kurse në vitin 2011 i Borac të Banjallukës (Bosnjë dhe Hercegovinë).