Dy lojtarë të kombëtares shqiptare janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës në zvicër.
E përditshmja më e madhe zviceriane “Blick”, ka futur në formacionin më të mirë të kësaj jave Armando Sadikun dhe Taulant Xhakën.
Bomberi kuqezi arriti që sërish dhe këtë javë të bëhet protagonist tek Lugano e drejtuar nga Paulo Tramezzani, duke shënuar golin e vetëm në sfidën përballë St. Gallen.
Sadiku realizoi një gol spektakolar nga distanca, që i dha tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij që iu largua zonës së ftohtë.
Ndërsa Taulant Xhaka ishte një nga lojtarët më të mirë të Bazelit në përballjen kundër Luzernës që fituan me shifrat 3-1.