Partizani, në Kukës pikë e artë për titullin

27 Shkurt 2017, 12:58Sport TEMA

Barazimi i transfertës së Kukësit i siguroi një pikë të artë Partizanit që pavarësisht ndalesës në “Zeqir Ymeri” ndaj kryesuesve, mbetet vetëm 4 pikë larg vendit të parë.

Me 13 javë ende për t’u konsumuar “Të Kuqtë” kanë arsye për të mos u dorëzuar sepse pjesa më e vështirë e sezonit sapo ka trokitur. Ndeshjet direkte janë jetike për një skuadër që synon titullin, por pikët janë të njëjta edhe në sfidat me kundërshtarë më të lehtë në letër.

Gjatë pjesës së mbetur të sezonit, Partizani do të luajë edhe tre sfida direkte, dy me Skënderbeun dhe një me Kukësin në “Selman Stermasi” dhe duke bërë llogaritë, 4 pikë në këtë aspekt janë një diferencë pothuajse e pallogaritshme

. Në këtë aspekt, pika e marrë në Kukës që shërbeu për të mos lejuar shkëputjen e madhe të skuadrës së Gjokës, mund të shërbejë si një pikënisje për kampionatin e ekipit kryeqytetas. Një humbje në Gjirokastër, dy barazime dhe dy fitore në vitin 2017 nuk kanë bërë dëme të mëdha dhe nëse llogariten tre javët e ardhshme ndaj rivalëve që luftojnë për mbijetesën

, Partizani mbetet në korsinë titull. Fillimisht ndalesa në Laç, ndoshta dueli më i vështirë në tre të radhës por edhe sfida që do të tregojë forcën reale të skuadrës së Starovës.

Kurbinasit të ridimensionuar pas merkatos së dimrit janë një kundërshtar i fortë , por rruga e titullit kalon pikërisht nga sfida të tilla ku fiziku dhe taktika e saktë të vendosin në pozita komode për të fituar të tilla duele, ndërsa në grupin e kuq ka mjaftueshëm cilësi për të mos përsëritur rezultatin e Kukësit që mund të rezultojë fatal këtë herë./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje