Roma ka mposhtur me rezultatin 3-1 Interin në “San Siro”
Ekipi i drejtuar nga Luçiano Spaleti zhvilloi një 90-minutësh mjaft të mirë përballë mjë Interi që nuk ishte në një ditë të mirë.
Golat për Romën i shënuan mesfushori Radja Nainggolan në minutat 12-të dhe 56-të, i cili realizoi dy gola mjaft të bukur dhe Diego Perotti, ndërsa për Interin shënoi Mauro Icardi.
Pas kësaj fitore, Roma i afrohet në shtatë pikë Juventusit, që ka grumbulluar 59 pikë, kurse Interi zbret në vendin e gjashtë me 48 pikë të grumbulluara.