Seria A/ Milani merr fitoren e dytë rradhazi, mposht Sassuolon

26 Shkurt 2017, 17:02Sport TEMA

Milani ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 në transfertë skuadrën e Sassuolon në javën e 26-të të Serie A

Skuadra e drejtuar nga, Vincenzo Montella, ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat duke e mposhtur me shumë vështirësi Sassuolon,

Autori i golin për kuqezinjtë në këtë përballje e shënoi sulmuesi Carlos Bacca në minutën e 22-të duke goditur saktë nga pika e bardhë  e 11-metërshit, pak minuta pasi Domenico Berardi humbi penallti për Sassuolon.

Pas kësaj fitoreje, Milan ngjitet në kuotën e 47-pikëve, një më pak se Interi që sonte përballet me Romën.

Rezultatet e Serisë A.

Palermo 1-1 Sampdoria

Kievo 2-0 Pescara

Crotone 1-2 Cagliari

Genoa 1-1 Bologna

Lazio 1-0 Udineze

Sassuolo 0-1 Milan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje