Mediat angleze e cilësuan si fajtorin kryesor për shkarkimin e Claudio Rainierit, por Jamie Vardy nuk është aspak dakort. Disi me vonesë sulmuesi i kombëtares angleze ka ngritur zërin lidhur me këtë temë me një postim në profilin e tij në Instagram.” Unë i përfshirë në shkarkimin e Rainierit, këto janë lajme plotësisht të pavërteta dhe pa asnjë bazë, me pak fjalë lajme të dhimbshme për mua”, theksoi fillimisht Jamie Vardy. Më tej njeriu simbol në fitimin e titullit kampion nga ana e Leicester City-it sezonin e kaluar thuri elozhe për Claudio Rainierin, të cilin Vardy e vlerësoi maksimalisht. ” Ai ishte i vetmi që besoi tek unë, dua ta falenderoj për cdo gjë, shtoi 30-vjecari.
Sipas mediave angleze ka qenë pikërisht, Vardy sëbashku me gardën e vjetër të Leicester-it, ai që u kërkoi drejtuesve kokën e Ranieri-t. Por këto lajme si kanë pëlqyer aspak sulmuesit të 3 Luanëve, i cili me deklaratat e tij në Instagram ka përgënjeshtruar gjithcka. Ndryshe nga një sezon më parë kur arriti kuotën e 24 finalizimeve në Premier League, këtë edicion, Vardy është shfaqur poshtë pritshmërive, duke realizuar vetëm 6 gola në 28 ndeshje.