Muaj të acartë për Massimiliano Allegrin dhe Juventusin. Rezultatet janë në favor të trajnerit toskan por tashmë nuk është më enigmë që në Torino janë mësuar me divorcet edhe kur anija rremon në drejtimin e duhur.
Kjo ndodhi me Antonio Conten në kulmin e sukseseve dhe kjo mund të ndodhë edhe me Allegrin që ka njërën dorë te titulli dhe tjetrën te Champions League.
Trajneri i “Zonjës së Vjetër” ka treguar prej kohësh se situata mes tij dhe klubit nuk është aspak e qetë dhe pika që mund të derdhte gotën ishte ajo e çështjes “Bonucci”. “Ose ai në tribunë ose unë largohem”. Ishte ky ultimatumi që dha trajneri nga Livorno, i cili vazhdon të mbetet në pikëpyetje për seznin e ardhshëm edhe pse në kampin bardhezi është vendosur paqja.
Prej kohësh ai po mendon të nisë një eksperiencë të re sepse ofertat joshëse me Arsenalin dhe Barcelonën që qëndrojnë pas portës.
Në Londër duket se epoka Ëenger ka perënduar dhe Allegri mbetet në pole position por konkurrenca është rritur sepse edhe Barcelona dëshiron të injektojë gjak të ri në stol.
Drejtori sportiv i katalanasve, Ariedo Braida shfrytëzon momentin për të kontaktuar stafin e trajnerit duke shfrytëzuar edhe faktin që me Allegrin ai ka njohje personale pasi të dy kanë arritur rezultate të shkëlqyera te Milani.
Në krahun tjetër, Allegri duket i joshur nga ideja për t’u ulur në një stol prestigjoz dhe Arsenali por aq më tepër Barcelona nuk janë klube që të japin shumë shanse në jetë.