Partizani, Torassa: Duam drejtësi, të fitojë më i miri

25 Shkurt 2017, 20:26Sport TEMA

Një luftë sportive, por mbi të gjitha një duel nervash. Në një ndeshje ku mund të vendoset një copëz titulli, presioni rritet dhe ajo që protagonistët kërkojnë edhe drejtësi në fushë, në mënyrë që në fushë të fitojë më i miri. Ky është edhe mesazhi i Agustin Torassa-s, përpara supersfidës së kësaj të diele ndërmjet Kukësit dhe Partizanit.

“Kukesi eshte nje skuader shume e forte, shpresoj qe te mund te bejme nje ndeshje te mire sepse po pergatitemi vertet shume per kete sepse duam te fitojme. Duke qene se po diskutohet shume edhe per arbitrimin e asaj ndeshje, e vetmja gje qe presim eshte qe te mos ndodhin gjera te cuditshme ne fushe sic eshte pare ne disa ndeshje. Duhet te behet nje ndeshje e ndershme dhe te fitojme me i miri. “

Fitorja në derbin e kaluar shërbeu si një bonus për të kuqtë, që paraqiten më të qetë në trasfertën me rivalët për titull.

“Jam i knaqur qe ja dolem te fitojme nje ndeshje qe konsiderohet si me e rendesishmja, derbi. Tani duhet te marrim 3 pike te rendesishme perballë Kukesit, një ndeshje që ka rendesi te madhe. Duhet te besojme tek aftesite tone dhe mendoj se doe  fitojme ne kete ndeshje. “

Argjentinasi shtatshkurtër ka shënuar vetëm një gol në aventurën me Partizanin, prej transferimit gjatë Janarit të vitit 2016. Një fakt që nuk e shqetëson Torassa-n, që mendon më tepër për arritjet e skuadrës, ashtu si ndodhi në përballjen me Tiranën, ku kishte meritën e golit të fitores së realizuar nga Ekuban.

 “Ne Argjentine luaja si sulmues i dyte, ndërsa këtu aktivizohem në krah, pas sulmuesit apo edhe si 9 false. Sigurisht qe ndihem me mire ne fushe kur luaj si sulmues i dyte, megjithatë nese per te ndihmuar skuadren duhet te luaj ne te majte ose ne te djathe, këtë e bej pa problem. Eshte e vertete qe nese do të luaja ne pozicionin tim do te kisha shenuar me tepër gola, por mua me pelqen te luaj per skuadren dhe kerkoj suksesin ekipor dhe jo atë personal. Nese Partizani shpallet kampion dhe une nuk shenoj asnje gol, nuk me intereson. Do të jem njësoj i kënaqur. E vetmja gje qe ka rendesi për mua është te shpallemi kampionë.”

Edhe pse gjuha e futbollit është universale, me shokët e skuadrës në fushë Torasa ka nisur të kuptojë edhe në shqip. Ashtu sikurse kupton edhe presionin apo ngacmimet e kundërshtarëve në fushë.

“Nuk flas shume mire shqip, por disa gjëra i kuptoj. Ato qe kane te bejne me futbollin apo fjale qe perdoren ne perditshmeri. Por nuk mudn te bej nje bisede normale me nje shqiptar. I kuptoj edhe ngacmimet e kundërshtarëve, por, janë fjalë qe nuk mund ti them perpara kamerave.”/SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje