Partizani ka mbyllur përgatitjet në prag të takimit të rëndësishëm ndaj Kukësit.
Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar sot paradite në kompleksin “Internacional Tirana” ku traineri Starova dhe stafi teknik kanë testuar për të fundit herë gjendjen e grupit.
Të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trainerit Starova.
Pasdite ekipi ka udhëtuar drejt qytetit të Kukësit ku edhe do të kaloj natën.