Milan, Montella: Dëshiroj të qëndrojë për një kohë të gjatë

24 Shkurt 2017, 18:26Sport TEMA

Vincenzo Montella është shprehur se është i lumtur tek Milani duek theksuar se dëshiron të qëndrojë te klubi italian për një kohë të gjatë

“Do të mendoj se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Montella për La Repubblica, i cili shtoi: “Tani kam marrëdhënie të mira me udhëheqësin, i cili është i kënaqur”.

“Silvio Berlusconi? Presidenti ka të drejtën që të shpreh dëshirat e tij. Është një rrëfim unik dhe e ndjen përgjegjësinë për të fituar me futboll të bukur”, ka shtuar trajneri Montella.

“Kjo punë është e ndryshueshme. Duhet të fitoj dhe të siguroj rezultate. Jam i lumtur që jam trajner i Milanit dhe do të doja qëndrimin për një kohë të gjatë”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje