Partizani, Ramadani: Në Kukës për të marrë maksimumin

24 Shkurt 2017, 14:37Sport TEMA

Mesfushori i Partizanit, Ylber Ramadani, në prag të përballjes kundër Kukësit në transfertë është shprehur se të kuqtë do të shkojnë në “Zeqir Ymeri” për të marrë maksimumin.

Në konferencën për shtyp Ramadani tha ecuria e Kukësit këtë sezon  ka qenë mjaft e mirë, por shpreson se Partizani do ta thyejë këtë ecuri të verilindorëve.

“Në çdo fushë Partizani shkon për të marrë rezultat pozitiv, të dhurojmë futboll dhe mendoj se deri tani kemi zhvilluar lojra të mira, ndaj edhe në Kukës do të shkojmë për të bërë rezultat. Në Kukës sigurisht do të synojmë fitoren , por në fund do të jetë fusha ajo që do të përcaktoj rezultatin e kësaj përballje. Një fitore e jona na mban plotësisht në luftë për kreun. Kukësi ka treguar këtë sezon që është një rival shumë i fortë , nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani, shpresojmë që ne ta thyejmë këtë ecuri pozitive të Kukësit. Pejiç mendoj se mbetet pika më e fortë e Kukësit, pasi ka treguar që është një sulmues i nivelit në lartë. Në këtë 90 minutësh mendoj se do të jetë një luftë e ashpër në mesfushë , si Kukësi ashtu edhe ne kemi lojtarë të fortë në këtë repart dhe mendoj se kjo sfidë do të rezervojë duele të ashpra”

Gjithashtu, Ramadani tha se suksesi në derbi ka rritur moralin e skuadrës, si dhe bëri një parashikim se kush mund të jetë lojtari që do të shënojë në këtë sfidë.

 

Suksesi në Derbi ndaj Tiranës sigurisht që ka ndikuar pozitivisht në moralin e skuadrës , por s’ka vend për eufori , jemi me këmbë në tokë, pasi në derbi bëm thjesht detyrën realizuam objektivin që kishim marrjen e 3 pikëve. Kush mund të shënoj ndaj Kukësit ?? Mendoj se njëri midis Ekuban apo Trashit” përfundoi Ylber Ramadani./f.b

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje