Komisioni i Disiplinës dënon me një ndeshje pa tifozë Partizanin

23 Shkurt 2017, 21:31Sport TEMA

Komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet për ndeshjet Partizani-Tirana dhe Laci-Kukësi.

Komisioni i Disiplinës ka vendosur që të dënojë me një ndeshje pa spektatorë klubin e Partizanit për shkak të sjelljeve të gabuar në ndeshjen e fundit.

“KF “Partizani”, për sjelle të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke përdorur fjalor ofendues ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 66/3.a të KDS denohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektatorë” shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Ndërsa, skuadra e Lacit është penalizuar me dy ndeshje pa tifozë.

“KF “Laci”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje të lojës, në bazë të Nenit 66/3/a te KDS, denohet me 2(dy) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates”

1 komente në “Komisioni i Disiplinës dënon me një ndeshje pa tifozë Partizanin”

  1. Argenti says:

    Komisioni i turpit dënon tifozët pse bërtasin në stadium , bravo maskarenjtë e FSHF diktatura e proletariatit , rroftë partia e FSHF me shokun Duka e Nuri në krye urraaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje