Partizani ka zhvilluar seancën e radhës për përballjen e së dilës kundër Kukësit
Sot është bashkuar me grupin edhe portieri Alban Hoxha i cili pas shqetësimeve fizike të cilat e shqetësuan përgjatë ditës së enjtë , ka vijuar normalisht përgatitjet me skuadrën duke garantuar prezencën e tij në takimin ndaj Kuëesit.
Pas seancës stërvitore Partizani është grumbulluar.
Të shtunën të kuqtë do të kryejnë edhe seancën e fundit përgatitore për të udhëtuar më pas drejt Kukësit ku do të akomodohet në një prej hoteleve të qytetit Verior.
Sfida Kukësi – Partizani do të zhvillohet ditën e diel ora 14:00.
Organizatorët e takimit kanë vendosur të hapin falas dyert e stadiumit ‘Zeqir Ymeri “, për publikun vendas dhe atë kryeqytetas.