Jose Mourinho është shfaqur në konferencën për media me iniciale të Claudio Ranierit në fanellën e Manchester United
Tekniku portugez nuk e ka pritur mirë shkarkimin e homologut të tij, Claudio Ranierit nga Leicester City, pasi kjo i kujton shkarkimin e tij nga Chelsea, vetëm pak muaj pasi i bëri kampion Blutë e Londrës, ashtu si Ranieri Leicesterin.
Jose Mourinho është shfaqur në konferencën për shtypme iniciale të trajnerit italian në fanellën e Manchester United, në shenjë mbështetje pas shkarkimit nga skuadra me të cilën Ranieri shkroi histori duke fituar për herë të parë titullin e “Premier League”.
Rezultatet e dobëta të Leicester City këtë sezon ku rrezikon rënien, bëri që drejtuesit e klubit të shkarkojnë Claudio Ranierin.