Kukësi kërkon mbështetjen e tifozave, ndaj Partizanit hyrja do të jetë falas

24 Shkurt 2017, 17:20Sport TEMA

Klubi i Kukësit ka dhënë një lajm të mirë për tifozat e saj në prag të përballjes kundër Partizanit.

Supersfida kryesore e javës së 23-të që do të zhvillohet në “Zeqir Ymeri” pritet që të jetë mjaft e fortë pasi përballen dy ekipet pretendete për titullin.

Për të marrë maksimumin në këtë përballje klubi i Kukësit ka vendosur që hyrja për në stadium të jetë e lirë.

Postimi i plotë i Kukësit.

Hyrja e lirë

Klubi i F.K. Kukësit ka vendosur që në ndeshjen ndaj Partizanit të lërë hyrjen e lirë. Kjo për t’i ardhur në ndihmë tifozëve dhe për t’i bërë thirrje që ditën e diel të mbështesin ekipin në një numër shumë të madh. 
Prandaj, në ndeshjen kundër Partizanit, ditën e diel, në orën 14:00, nuk pranohen mungesat. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje