Klaudio Ranieri pas shkarkimit nga Leicesteri ka bërë një letër publike duke rrëfyer aventurën e tij me këtë skuadrër.
65-vjeçari u shkarkua të enjten mbrëma, vetëm nëntë muaj pasi fitoi titullin e Premier Ligës për “Dhelprat”, kjo pas rezultateve të dobëta këtë sezon
“Ëndrra ime ishte të qëndroja te Leicester, pas euforisë së fitores së Premier League. Është klubi që dua dhe do të dua gjithmonë, por trishtueshmërisht nuk do të qëndroj. Ishte një aventurë e pabesueshme. Gjithçka që ëndërroja ishte që të qëndroja te Leicester. Dua të falënderoj gruan time Rosanna dhe familjen time për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë gjatë qëndrimit në Leicester. Falënderimi im shkon për Paolon (asistenti i tij) dhe Andrean (përgatitësi atletik) që më kanë shoqëruar në këtë udhëtim fantastik.
Edhe për Steve Kutner dhe Paolo Granello që më lejuan të shpallem Kampion.
Mbi të gjitha dua të falënderoj Leicesterin. Aventura ishte e pabesueshme dhe do të qëndrojë brenda meje përgjithmonë. Falënderoj të gjithë gazetarët që më kanë qëndruar pranë dhe që kanë rrëfyer një nga histritë më të bukura në historinë e futbollit. Një falënderim për të gjithë komponentët e klubit, lojtarëve dhe stafit dhe të gjithë atyre që bënë të mundur atë që arritëm”.
Falënderimi më i madh shkon për tifozët e “dhelprave”.
“Më keni dashur dhe më keni vënë në zemrat tuaja. Ju dua edhe unë. Askush nuk mund të më largojë nga ajo që arritëm së bashku. Shpresoj që t’i kujtoni të gjitha ato ditë dhe të qeshni duke i kujtuar. Kanë qenë momente mrekullie dhe lumturie që nuk do t’i harroj kurrë. Ishte një nder dhe një kënaqësi të bëhesha Kampion së bashku me ju” shkruan tekniku Italian.