Sulmuesi Mario Baloteli, nuk ka qenë në dispozicion të skuadrës së në sfidën që Nice ka kundër Montpelie.
Kjo për shkak se bomberi Italian u ndëshkua në ndeshjen e javës së shkuar sepse ofendoi gjyqtarin e takimit.
Agjenti i Mario Balotelit, Mino Raiola i ka tërhequr veshin klientit të tij për atë veprim.
“Ai e di që e meriton atë pezullim dhe i vjen keq për këtë gjë, por në fund të fundit ndodhi për faj të tij. Gjithsesi, e kam gjetur zgjidhjen që të mos ndodhë më, sepse do t’i pres gjuhën Balotelit. Nëse ke talent në futboll, disa gjëra të tjera janë të tepërta”, u shpreh Raiola.