Seria A/ Berisha mposht Hysajn, Atalanta tirumfon ndaj Napolit

25 Shkurt 2017, 20:12Sport TEMA

Atalanta e Etrit Berishës ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në javën 26-të në Serie A, duke e mposhtur në transfertë Napolin e Elseid Hysajt.

Miqtë triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 në “San Paulo”, falë dopietës së shënuar nga ana e e Mattia Caldara në minutën e 29-të dhe 70-të.

Një mertitë të madhe në këtë fitore kishte dhe portieri i kombëtares shqiptare, i cili bëri disa pritja fantastike, ku veçohet ajo në fillim të pjesës së dytë kur rezultati ishte 1-0, duke i mohuar golin Mertensit, nga goditja e dënimit.

Pas kësaj fitore, Atalanta ka klasifikohet në vendin e katërt me 51-pikë të grumbulluara, dhe gjendet vetëm tri pikë larg Napolit, zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje