Bundesliga/ Bayern Munich shkatërron Hamburgun e Mërgim Mavrajt

25 Shkurt 2017, 17:35Sport TEMA

Bayern Munich ka shkatërruar Hamburgun, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 8-0.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, ka bërë një 90-minutësh spektakolar, në “Allianz Arena” duke dominuar totalisht sfidën përballë një Hamburgu që ishte në një ditë shumë të keqe.

Golat për Bayern Munich  u shënuan nga Robert Lewandowski që realizoi një tripletë, Arturo Vidal Alaba, Kingsley Coman që realizoi dy gola dhe Arjen Robben.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë për Hamburgun luajti mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, por nuk arriti që të ndalë sulmin e frikshëm të vendasve.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka shkuar në kuotën e 53 pikëve, pesë më shumë se RasenBallsport Leipzig, që vazhdoi me formën e mirë, pasi mposhti Kolnin.

Rezultatet e Bundesligës.

Bayern Leverkusen 0-2 Mainz 05

Bayern Munich 8-0 Hamburg

Dramstadt 1-2 Augsburg

Lepzing 3-1 Koln

Freiburg 0-3 Dortmund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje