Kategoria Superiore/ Skëndërbeu fiton në Shkodër dhe merr kryesimin

25 Shkurt 2017, 19:04Sport TEMA

Skëndërbeu ka marrë tre pikë në transfertë përballë Vllaznisë.

Kampionët e shqipërisë triumfuan në “Loro Boriçi”, me rezulatin e ngushtë 1-0 duke marrë një trepikësh që e ngjit përkohësisht në vendin e parë.

Autori i golit të fitores për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja u shënua nga mesfushori Liridon Latfi.

Talenti korçarë realizoi në minutën e 67-të të pjesës së dytë duke i dhënë kryesimin ekipit deri në pritje të përballjes së nesërme Kukësi-Partizani.

Korçarët me këtë fitore kanë grumbulluar 47-pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje