Juventusi ka mposhtur 2-0 Empolin, duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në fushën e saj.
Skuadra e drejtuar nga, Massimiliano Allegrit po shkon e sigurt drejt titullit kampion në Seria A.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Lukasz Skorupski në minutën e 52-të dukë shënuar autogol, dhe mbrojtësi i majtë, Alex Sandro në minutën e 65-të.
Në këtë ndeshje për 20 minuta luajti edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Frederic Veseli, i cili u aktivizya në lojë në minutën e 70’të në vend të Vincent Laurini.
Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, 10 më shumë se Roma, të cilët nesër zhvillojnë derbin me Interin duke filluar nga ora 20:45.