Nuk ka fitues në supersfidën e javës së 23-të të Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Partizanit.
90-minutat e zhvilluara në “Zeqir Ymeri” nuk dhuruan asnjë gol pavarsisht rasteve të shumta të krijuara nga të dyja ekipet.
Takimi nisi vrullshëm që në startin e ndeshjes, ne nje stadium i cili ishte i tej mbushur, ku rastin e parë të rrezikshëm e pati skuadra e Kukësit me anë të Lenës që tentoi nga distanca, por pa problem për Alban Hoxhën.
Në minutën e 30-të vendasit kalojnë në avantazh me anë të Eminit, por sulmuesi verilindor ndodhej në pozicion jashtë loje.
Reagimi i Partizani erdhi pas një minute me Malotën, i cili humbi një rast të artë ku i vetëm përballë portierit nuk arrin ta dërgojë topin në fund të rrjetës, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-0.
Edhe pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar ku të dyja ekipet tentuan për të gjetur golin e avantazhit por nuk arritën dot që të ishin të sakta në momentet e finalizimit.
Pas këtij barazimi Kukësi mban vendin e parë me 47-pikë të grumbulluara, po aq sa dhe Skëndërbeu, ndërsa Partizani renditet në vendin e tretë me 43-pikë, duke e bërë akoma dhe më të fortë luftën për titull./f.b